Flash News

KRYESORE

U akuzua se do kryente sulm terrorist në Itali, Hoxha: As më shkon mendja, akuza false

U akuzua se do kryente sulm terrorist në Itali, Hoxha: As më shkon

Në mediet italiane, emri i tij u përmend se ishte një nga dy terroristët që po planifikonin sulme të përgjakshme në vend. Por Bardhyl Hoxha nga Franca shpreh indinjatën për të tilla lajme, ndërsa shton se ai do të nisë një procedim penal ndaj medieve që keqpërdorën emrin e tij.

Sapo mori vesh për lajmin, ai shkoi në policinë e Nancy-t, ku u tha se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për akuza që nuk janë të vërteta.

“U dorëzova në polici, u thashë jam në kërkim nga autoritetet shqiptare që nuk janë të vërteta. Morën dokumentet, më verifikuan dhe thanë se nuk ke asnjë problem. Mua më thanë që je i kërkuar në Shqipëri dhe Itali, tani nuk e di. Unë lëviz lirshëm këtu, nuk kam asnjë problem. Unë kam 18 vite në Francë, punoja në Marsejë me fruta-perime. Kam ca kohë që e kam ndërprerë, jam në kërkim të punës. Unë kam 5 fëmijë, 3 i kam në futboll. Nuk merrem me terrorizëm, as më ka shkuar mendja dhe as më shkon mendja. Nuk i hyj kësaj rruge. Nuk di çfarë të shpjegoj.”, tha Hoxha në intervistë për Ora News.

Ndërsa i quajti false këto akuza, ai tha se kanë ndikuar negativisht në familje.

“Familja ime është stresuar shumë, fëmijët, nëna, gruaja, vëllai dhe motra. Janë prekur shumë. Avokati do fillojë procedurat nga e hëna.”

Ai shtoi se me Bujar Hysën nuk ka asnjë njohje dhe se për herë të parë e ka parë foton e tij në media.

Të fundit