Flash News

KRYESORE

U kapën me mijëra euro me vete dhe 8 kilogramë kokainë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptar tek të tridhjetat kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me 8 kilogram drogë. Shtetasit, të cilët po lëviznin me një mjet tip Seat Altea XL me një targë polake, u ndaluan rreth orës 01:30 të mbrëmjes së djeshme përgjatë rrugës Arcevian.

Pas kontrolleve të imtësishme të kryera në automjet janë gjetur 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës, të drejtuar nga një 33 vjeçar. Së bashku me drogën u gjetën edhe 5,000 euro në para, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep, por edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.

Po ashtu, kontrolle të imtësishme janë bërë edhe në banesën e njërit prej të arrestuarve (pasagjerit). Nga kërkimet u arrit veç 5 mijë eurove të mëherëshme, 37 vjeçarit, i cili punonte me trafikimin e narkotikëve në Senigallia, iu gjetën edhe 10 mijë të tjerë të fshehura në shtëpinë e tij, ku jetonte me familjen. Droga e gjetur ishte e një vlere një milion euro.

Të dy burrat e arrestuar u vendosën në paraburgim për  trafikim të drogave të llojit kokainë të një sasie të konsiderueshme. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Ancona, u dërguan në burg në Montacuto në dispozicion të autoritetit gjyqësor procedues.

Të fundit