Flash News

KRYESORE

U larguan nga In Tv për Klan, Alfio tregon detajet e programit veror

U larguan nga In Tv për Klan, Alfio tregon detajet e programit veror

Alfio dhe Indriti u bënë të famshëm në ‘Master Chef Albania’ që transmetohej në Top Channel. Më pas ata vazhduan me një emision gatimi në In Tv, por këto kohë po përflitet se dyshja e gatimit do kalojë në Klan.

Në një bisedë telefonike që moderatorët e emisionit “Chaud Patate”, në Energy Radio, bënë me Alfion, morën shumë detaje për emisionin më të ri.

Alfio e konfirmoi lëvizjen e tij dhe Indritit në Klan, dhe tha se bëhet fjalë për një projekt veror me autobus kuzhinë, që do te lëvizë nëpër Shqipëri dhe do gatuajnë ushqime tradicionale të zonave të ndryshme. Emisioni do të jetë në formën e një dokumentari.

“Po, është e vërtetë që do të largohemi nga In Tv për në Klan. Bëhet fjalë për një projekt veror me autobus kuzhinë që do të lëvizë nëpër Shqipëri”,- u shpreh Alfio për Chaud Patate.

Të fundit