Flash News

KRYESORE

“U mbars mali e polli një mi", Pollo: Çfarë Shengeni ballkanik, u dëmtua Kosova

Ish deputeti i PD-së Genc Pollo ka zgjedhur fabulën e Ezopit, "U mbars mali e polli një mi" për të shpjeguar takimin e Novi Sadit midis presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrave të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas tij, në dekalratën shumëfaqëshe të nënshkruar në qytetin serb, kishte vetëm një fakt të ri; “qeveritë zotoheshin se deri në 2021 shtetasit e tyre do të kalonin kufijtë vetëm me letërnjoftim (kartë identitetit) dhe jo detyrimisht me pashaportë.

“Fakt është se prej dhjetë vjetësh shtetasit shqiptarë kalojnë kufirin maqedonas ( por edhe kosovar e malazez) vetëm me letërnjoftim. Ndërsa në Serbi prej vitit 2010 udhëtojnë pa viza. Pra për shtetasit shqiptarë avantazhi pas dy vjetësh është se mund të shkojnë pa pasaportë në Beograd apo Nish. Ndërkohë Maqedonia, Serbia, Bosnja e Mali i Zi prej kohësh e pranojnë letërnjoftimin si dokument për kalimin kufitar mes tyre. Po kështu e ka regjimin Kosova me Maqedoninë e Malin e Zi.”, shkroi Pollo në profilin tij në facebook.

Ish deputeti i PD-së mendon se i vetmi i dëmtuar në Novi Sad është shteti i Kosovës sepse askush nuk e përmendi dhe askush nuk i kërkoi Serbisë të njihte dokumentat personale e targat e shtetit të Kosovës. “Thirrja e samiti të dytë në Ohër pas një muaji është pa kuptim nëse Serbia nuk bën lëshime. Dhe as që nuk ka ndërmend t'i bëjë! Dhe as Rama nuk ja kërkon mikut Vučić! Por groteske është parulla e Schengenit ballkanik. Sa më lart nuk ka lidhje as me Zonën Schengen e as me Bashkimin Europian. Është vetëm lehtësim i kalimit kufitar siç praktikohej në vitet 30 mes Shqipërisë e Jugosllavisë.”, shkroi Pollo.

Të fundit