Flash News

KRYESORE

U pagua vetëm 2 mijë lekë, flet modelja në klipin e Nora Istrefit

U pagua vetëm 2 mijë lekë, flet modelja në klipin e Nora

"Sa t`kom dasht" është një nga këngët më të pëlqyera të Nora Istrefit, ku pjesë e klipit është dhe gazetarja Genta Hodo që tani punon tek "Jo vetëm modë".

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ka ajo folur për këtë eksperiencë dhe ka treguar edhe sa është paguar.

“Kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë“, u shpreh Genta Hodo.

Genta shtoi se Nora nuk është në dijeni të pagesës që ajo ka marrë, shifra e të cilës shkon në 2 mijë lekë. Para se të punonte në media ajo ka zbuluar se ka punuar fillimisht si banakiere, kameriere apo babysiter.

Të fundit