Flash News

KRYESORE

U përball me covid-19, ish-deputetja e LSI shfaqet e ‘transformuar’: Humba 6 kg në 21 ditë, u konsultova me mjekë të huaj

U përball me covid-19, ish-deputetja e LSI shfaqet e

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka treguar peripecitë me të cilat është përballur pasi u infektua me covid-19.

Ndërsa u shfaq thuajse e ‘transformuar’ në një intervistë për ‘News 24’, Malaj tregoi se ka rënë 6 kg në peshë përgjatë 21 ditëve të infeksionit, ndërsa është konsultuar vazhdimisht me telefon me mjekë shqiptarë e italianë, nisur nga njohjet e saj personale, për shkak se ish deputetja u trajtua në shtëpi dhe jo në spital.

“Virusi shfaqet shumë tinëzar. Më ka lënë me disa probleme shëndetësore, ndërsa situata ime ishte më delikate pasi vuaj nga diabeti. Kisha humbje të shijes dhe nuhatjes, kollë dhe temperaturë. Madje, fillimisht mendova se kisha ftohje, por unë kalova tre javë jo të thjeshta.

U konsultova profesorë shqiptarë dhe të huaj në Itali me telefon nga njohjet personale që kisha krijuar, por jo të gjithë e kanë aksesin. Ndaj apeloj qeverinë që të ndihmojë familjet që kanë nevojë dhe nuk kanë mundësi. Madje, miqtë e mi italianë u bënë gati dhe më sugjeruan spitalin për t’u trajtuar jashtë Shqipërisë, por mendova se isha më mirë në shtëpi, i kisha më mirë kushtet e familjes dhe unë u tregova nxënëse e kujdesshme duke vlerësuar cdo këshillë të mjekut Pipero e profesorë të tjerë”, u shpreh Malaj.

Të fundit