Flash News

KRYESORE

UEFA merr vendimin, Kosova dhe Rusia nuk do vendosen në asnjë short

UEFA merr vendimin, Kosova dhe Rusia nuk do vendosen në asnjë short

UEFA nuk e mposht dot betejën me ndikimin e politikës në futboll. Për këtë arsye, shtëpia e futbollit europian ka vendosur që Kosova dhe Rusia nuk do të përballen kundër njëra-tjetrës në asnjë kompeticion europian.

UEFA njoftoi sot se ky vendim i ri do të ndikojë në shortin e datës 30 nëntor për Euro 2020, në rast të kualifikimit të dy përfaqësueseve respektive. Shpjegimet dihen: Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet. Kjo u evidentua në ndeshjen Rusi-Kosovë në kualifikueset e Europianit 2021 për femrat U-21. Ndeshja u shty për këtë arsye.

Bazuar në vendimin e UEFA-s, as klubet nga dy shtetet përkatëse nuk do të jenë në shortet e kompeticioneve të UEFA-s.

Të fundit