Flash News

KRYESORE

Ultrasi 11 vjeçar thyen hundën për Salah

Ultrasit britanikë njihen për çmenduritë e tyre, por sa prej tyre janë të gatshëm të thyejnë hundën për të takuar idhullin e skuadrës së tyre?

Kjo nuk duket si punë fëmijësh, por ka qenë pikërisht një i tillë i cili e ka bërë këtë sakrificë për futbollistin e Liverpool, Mohamed Salah.

Salah ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij nëpër rrugët e Liverpool-it, kur një 11 vjeçar e ka njohur dhe ka nisur të vrapojë drejt tij, duke u përplasur me një nga shtyllat ndriçuese të rrugës e duke lënduar kështu hundën.

Megjithatë, ia ka vlejtur, pasi kjo pamje e ka bërë sulmuesin e Liverpool të ndalojë makinën dhe të bëjë një foto me fansin e tij të vogël.

Të fundit