Vdekja e lumtur socialiste

Zef Zefi

Qysh në shek. XVII, Miguel de Cervantes, na ka lënë këtë rrëfenjë në të famshin “Donkishoti i Mançes”

…Kur Sanço Pançua u bë guvernator i Baratarias, ndodhia e parë që i bëri vaki, ishte një pyetje lidhur me një çeshtje gjyqësore nga një i dërguar i pleqësisë së guvernës në prani të kryesherbyesit dhe gjithë ministrave.

Pyetja qe kjo: zotni, një lumë shume i gjerë ndan dy provincat e shtetit tone. Mbaj vesh zotni guvernator, sepse historia është e një rëndësie të veçantë, dhe paksa e ndërlikuar. Ju sqaroj se mbi këtë lumë gjendet një urë, në krye të urës është një pleqësi me katër gjykatës të cilët gjykojnë sipas ligjit të aprovuar nga i zoti i lumit, i urës dhe i vetë shtetit. Ligj është i formuluar kështu : “kushdo që do me kalu mbi urë për tek bregu tjetër, përpara duhet të deklarohet nën betim, ku po shkon dhe për çfarë arsye do te kalojë andej.

Po ka deklaruar të vërtetën, lejohet të kalojë. Në të kundërt, do të varet mbi trekëndësh, pa të drejtë ankimimi”. Pavaresisht ligjit rigoroz, gjykatesve dhe trekendeshit, mjaft qytetar kalonin lirshëm sa andej këtej sepse mbas betimit pleqësia i gjykonte të vërteta, sa ata deklaronin.

Mirëpo një prej këso ditësh përpara pleqësisë mbërrin një dikush i cili  përpara gjykatës deklaron si me poshtë: “Betohem në nderin e përgjegjësinë time se sa të më lejoni me kalu urën do të shkoj tek trekëndëshi me var veten dhe për asnjë arsye tjetër.”

Gjykatësit mblidhen krye me krye për ta pleqnuar: “në qoftë se këtë njeri e lejojmë të kaloje, ka deklaruar në të rreme, sipas ligjit duhet te vdesë në trekembesh. Por nëse do ta varim, atëherë ka deklaruar të vërtetën dhe sipas të njëjtit ligj, duhet lënë i lire.“

Gjykatësit duke njohur famën Tuaj për zgjuarsinë akute, e kanë mbajt pezull çështjen qysh kur kanë dëgjuar për mbërritjen e zotnisë suaj.

Gjithashtu duke ju dërguar nderimet e falëmeshëndetet e tyre, pyesin shkëlqesinë tuaj Sanço Panço guvernatori ynë. Çfarë e qysh me bā?

-Hëmm,- ua kthen Sanço. -Zotnijte gjykatesa, duhet ta kishin kursyer kët’ midisje për mua të paktën. Mbasi une shquhem me shume si burre i ashper sesa i lëmuar.

Megjithatë ma përsëritni dhe një herë rastin në fjalë. I dërguari i pleqësisë ia përsërit një herë, pastaj një herë tjetër fille për fille.

“Sipas meje kjo zgjidhet me dy batuta, kalimtari betohet se do te kaloje urën për tu varur tek trekembeshi për të vdekur, e vertete?”

“Po shkëlqësi.”

“Mirepo nëse ai do te vetevaret ka thënë të vertetën, e sipas ligjit, meriton të kaloje, po nese nuk ka thënë te vertetën, meriton të varet nga i njejti ligj, kështu?

“Fiks,-ia pret i derguari.-Zotnija juaj guvernator e ka kuptu si s’ka ma mirë.

-Atehere mbani vesh,- shton Sanço,- gjysma e kalimtarit që ka thënë të vertetën, duhet lënë të kaloje, gjysma tjetër që ka deklaruar të paverteten, duhet varur. Kështu zbatohet ligji.

-Qysh zotni Guvernator,-arsyeton i dërguari,-sipas jush duhet ndarë me dysh kalimtari, në vërtetën e te rremen? Po ndodhi kjo, ai vdes.

-Dëgjomë mua burrë i ndershëm,- rimerr biseden Sanço.-Ky kalimtar per të cilin me folët, ose unë jam matuf, ose është e drejtë që ky të vdesë, siç është po aq e drejtë të jetoje e të kalojë urën. Sepse nëse e vërteta që ka thene do ta shpëtojë, rrena do ta dënojë, ndaj çojuni fjale pleqve se meqënëse dënimi dhe lirimi në këtë rast peshojnë barabar, lejojeni te kalojë, sepse duhet me bà ma mirë mire, sesa keq. Dhe këtë e nënshkruaj unë me mollëzën e gishtit tim.

Romani siç dihet vijon me lavdet e maxhordomit për zotesitë e Sanços me fjalet se zgjidhje më të mire kësaj çështjeje nuk do i jepte as vete Likurgu për spartanet e tij.

Sot mbas 303 vjetësh të aventurave kalorësiake populli im ka mbërritur zvarrë tek ura. Trekëmbëshi është atje.

Pleqnia do të vendosë sipas “ligjit” të Sanços-guvernator se cila gjysëm e kalimtarit duhet të vdesë.

Çfarë rëndësie ka vdekja përpara “manifestit…” të mallkuar të utopisë, kur duhet të vdesë vetëm gjysma…

Apo nuk i kemi provuar vdekjet e lumtura për partinë prej 78 vjetësh? Desha të them vdekjet e mrekullueshme të gjysmës tënde.