Flash News

KRYESORE

Veliaj bën bilancin e dëmeve nga tërmeti në Tiranë: 53 pallate dhe 390 shtëpi të pabanueshme

Veliaj bën bilancin e dëmeve nga tërmeti në Tiranë: 53

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri edhe një bilanc të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytetit. Duke garantuar se Tirana do e kalojë edhe këtë sfidë, Veliaj theksoi se një nga detyrat urgjente është identifikimi i pallateve të dëmtuara në qytet dhe në fshat.

“Deri tani kemi inspektuar rreth 460 pallate dhe mbi 2800 shtëpi dhe po vijohet përditë me inspektimet e tjera. Nga këto inspektime na rezulton, se kemi të pabanueshme 53 Pallate dhe 390 shtëpi. Kemi marrë një numër masash urgjente, të cilat përmblidhen si më poshtë:

  • 370 çadra janë shpërndarë total pranë banesave të familjeve (nuk kanë lëvizur nëpër kampe)
  • 1649 familje janë evakuuar nga të cilat 1003 nga pallatet e dëmtuara.

Në qendrat sociale janë sistemuar  488 njerëz. Të gjitha qendrat sociale dhe të strehimit janë pajisur me ndihma sipas nevojave dhe kërkesave gjatë të gjithë kohës. Dëshiroj t’ju informoj se ndërkohë janë inspektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet”, tha Veliaj.

Po ashtu sot Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij Veliaj theksoi se kryeqyteti diti që edhe kësaj here ti bëj ballë kapriçove të natyrës, duke u reaguar me forcë dhe në kohë rekord për tu ringritur sërish.

Të fundit