Flash News

KRYESORE

Vëllezërit Prifti sërish të revoltuar me kryeministrin: Jemi të varur nga një njeri që bën ça t`i dojë qejfi

Vëllezërit Prifti sërish të revoltuar me kryeministrin: Jemi

Vendimet e qeverisë për mbylljen e jetës së natës dhe lokaleve të muzikës live ka revoltuar shumë artistë, ndër të tjerë edhe vëllezërit Prifti.

Të ftuar në "Ora Verore" në Ora News, vëllezërit Prifti u shprehën se është shumë e vështirë që të qëndrojnë pa punuar për kaq shumë muaj që nga izolimi në mars.

Konkretisht Endri u shpreh duke thënë se:

“U mbyllëm 5 muaj, tani të mbyllemi edhe 6 të tjerë, është shumë e vështirë. Megjithatë do t’ia lëmë atij xhaxhi Ramës të vendosë për familjet tona, për të gjitha çfarë të bëjmë. Jemi të varur nga një njeri që bën çfarë t’i dojë qejfi.”

E ndërsa Stefi tha: “Nëse ne do të dalim në një peticion, me kërkesat tona atëherë edhe sikur muzika të shpërndajë këtë COVID-in që është kaq i rrezikshëm, nuk duhet të mendojë askush që bëhet fjalë për 10-15 këngëtarë që paguhen mirë gjatë sezonit, jo nuk bëhet fjalë për këtë. Janë 130 mijë sipas një statistike që kam dëgjuar.”

Të fundit