Flash News

KRYESORE

“Vendi në situatë dramatike”/ Meta letër opozitës së bashkuar për takim

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vazhdon që të bëjë përpjekje për të nxjerrë vendin nga situata dramatike në të cilën ndodhet.  Situata është mjaft e tensionuar midis dy institucioneve, Presidencës dhe Parlamentit, me kreun e shtetit që ka kërcënuar se me një dekret do ta shpërndajë kuvendin.

Ndërkohë ndaj metës kanë nisur proceduar për shkarkimin, me kryeministrin Edi Rama që bëri thirrje që procesi të përshpejtohet.

Ditën sotme, Meta u dërgoi një letër 9 partive që u larguan nga Parlamenti, të cilave u kërkon takim urgjent për të diskutuar për “situatën dramatike”.

“I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letrën e kreut të shtetit drejtuar opozitës jashtë parlamentit.

Ndërkohë që edhe zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi deklaroi se do të ketë takime me liderët e opozitës së bashkuar, e kjo do të sjellë edhe vendime të rëndësishme në vazhdim.

Të fundit