Flash News

KRYESORE

Vendimi i ri për ish-ushtarakët, vendoset masa për pensionin bazë

Vendimi i ri për ish-ushtarakët, vendoset masa për pensionin

Kohëve të fundit qeveria ka vendosur që të bëjë pjesë të indeksimit edhe pensionet e parakohshme të ish-ushtarakëve dhe ish-punonjësve të policisë, kështu që për këto dy kategori do të ketë një rritje modeste.

Një gjë  e tillë është përcaktuar edhe në ndryshimet në vendimin për “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor“, ku thuhet se nga data 1 prill e këtij viti pensioni i parakohshëm do të indeksohet çdo vit bazur në ndryshimet e indeksit të çmimeve të shportës së pensionistëve.

Aktualisht shuma bazë e pensionit për ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e Policisë që dalin në pension të parakohshëm është 12 635 lekë në muaj, por me ndryshimet që zyrtarizohen në fillim të muajit tetor, rritja do të fillojë me 2 deri në 3%.

Ligji përcakton se të gjthë ushtarakët  që plotësojnë moshën 47 vjec dhe kanë  15 vite punë si ushtarak, kur u shkurtohet vendi i punës ose dalin në rezervë, marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Ndërkohë kur plotësohet masa e daljes në pension , përfitohet pension pleqërie dhe pension suplementar për vitet  e shërbimit në ushtri.

Nga shoqatat e ushtarakëve mësohet se janë mbi 8 mijë ushtarakë që kanë dalë në pesion të parakohshëm dhe që përfitojnë mesatarisht 130 mijë lekë të vjetra  në muaj.

Ndërkohë që janë edhe 4 mijë ushtarakë të tjerë që marrin pension pleqërie. Të gjithë ata që kanë mbushur mbi 35 vite kontributi përfitojnë pension maksimal, që është rreth 260 mijë lekë në muaj.

Të fundit