Flash News

KRYESORE

Vendimi/ Kina pezullon tarifat shtesë për mallrat amerikane

Vendimi/ Kina pezullon tarifat shtesë për mallrat amerikane

Nga dita në ditë përplasjet ekonomike po sheshohen midis SHBA-së dhe Kinës. Ditën e sotme qeveria kineze ka vendosur që të pezullojë tarifat shtesë për disa mallra amerikane të planifikuara për t’u zbatuar më 15 dhjetor.

Vendimi erdhi pasi dy ekonomitë më të mëdha të botës miratuan fazën e parë të një marrëveshjeje të re tregtare. Në bazë të saj, zvogëlohen disa tarifa amerikane në këmbim të atyre që zyrtarët amerikanë thanë se do të ishte një rritje e madhe në blerjet kineze të produkteve të fermerëve amerikanë dhe mallrave të tjera.

Komisioni i tarifave doganore të Këshillit të Shtetit njoftoi se tarifat e tjera kineze, që janë zbatuar tashmë mbi mallrat amerikane do të lihen në fuqi.

Pekini ka rënë dakord të importojë të paktën 200 miliardë dollarë në mallra dhe shërbime shtesë amerikane gjatë dy viteve të ardhshme mbi shumën që bleu në vitin 2017. Kurse Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA do të linin në fuqi tarifat 25% në 250 miliard dollarë të mallrave kineze.

Të fundit