Flash News

KRYESORE

Vendimi për Haradinajn, ekspertët: Do shtyhet sërish nga gjykata franceze

Vendimi për Haradinajn, ekspertët: Do shtyhet sërish nga gjykata

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës sot do të mblidhet sërish sot për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në Serbi.

Ka zëra që do të ketë sërish shtyrje të seancës deri në një afat të pacaktuar, shkruan Gazeta "Zëri".

Edhe Muharrem Nitaj nga AAK-ja pranon se mund të ketë shtyrje, por vendimi final, siç tha ai, është çështje ditësh.

“Lajm i mirë është se Prokuroria nuk ka kërkuar kohë shtesë për informata të tjera nga Serbia. Nuk e di se cili do të jetë pretendimi i Prokurorisë. Besojmë se nesër do të jetë seanca e shqyrtimit kryesor. Mund të ketë edhe një seancë tjetër ku do të jepet vendimi përfundimtar i Gjykatës. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë brenda 2-3 ditësh, apo do të marrë më shumë kohë. Ndoshta edhe një apo dy javë. Sidoqoftë ne presim që vendimi përfundimtar të jetë lirimi i zotit Haradinaj”, tha ai.

Driton Selmanaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë për “Zërin” se situata është komplikuar dhe duket se do të shtyhet përsëri vendimmarrja për Haradinajn.

“Situata është komplikuar mesa po kuptoj unë, duket sikur do të shtyhet përsëri vendimmarrja. Nuk pres që nesër të ndodhë kjo për shkak që tashmë jozyrtarisht u dha një informatë nga ana e Gjykatës në Colmar që do të shtyhet vendimmarrja për shkak të disa dokumenteve shtesë që kërkohen nga Serbia. Duket sikur të enjten do të caktohet një datë tjetër kur do të merret vendimi final për rastin Haradinaj”, deklaroi Selmanaj.

Të fundit