
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
"Vendimi për vaksinën anti-COVID do të udhëhiqet nga shkenca", FDA: Nuk do autorizojmë një që s'do t'ua jepnim familjarëve tanë
Kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha të mërkurën se " vendimet e kësaj agjencie do të udhëhiqen nga shkenca" kur bëhet fjala për të vendosur nëse do të jepet autorizim i plotë apo për përdorim urgjent, për vaksinën kundër koronavirusit.
Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie bazuar "në standardet e rrepta të agjencisë për të garantuar siguri dhe efektivitet". Zoti Hahn u zotua se procesi i miratimit do të jetë "transparent dhe i pavarur" dhe se FDA-ja nuk do të autorizojë një vaksinë për të cilën stafi i saj nuk do të ndihej rehat për t'ua dhënë familjarëve të tyre.
Duke folur gjatë së njëjtës seancë dëgjimore, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, tha se ndërsa disa vaksinat potenciale që luftojnë koronavirusin po i nënshtrohen provave klinike në shkallë të gjerë, zyrtarët parashikojnë që deri në nëntor ose dhjetor të dinë nëse do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive. Por zoti Fauci paralajmëroi se megjithëse ekziston optimizëm rreth vaksinave kandidate "nuk ka kurrë garanci" se do të gjendet një që funksionon.
Ai gjithashtu theksoi nevojën e kombinimit të çdo programi për prodhimin e një vaksine me këshillat ekzistuese për të ndalur përhapjen e virusit, të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik.
"Kemi një qëndrim të fortë se nëse ka një kombinim mes respektimit të masave të shëndetit publik, së bashku me një vaksinë që do t'u shpërndahet njerëzve në këtë vend dhe në të gjithë botën, mund të jemi në gjendje ta ndalim këtë pandemi të tmerrshme që po përjetojmë”, tha zoti Fauci.
Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me planin për të prodhuar doza nga disa prej atyre që konsiderohen si vaksina kandidate e që aktualisht po i nënshtrohen provave klinike, në mënyrë që nëse ato do të miratohen, të bëhen të disponueshme për publikun sa më shpejt.
Zoti Redfield tha se të rinjtë mes moshës 18 dhe 25 vjeç përbëjnë 26 për qind të infeksioneve të reja, më shumë se çdo grup tjetër.
Ai shtoi gjithashtu se agjencia e tij ka kryer testime në shkallë të gjerë në të gjithë vendin të për të identifikuar antitrupa dhe antigjene, me rezultate paraprake që tregojnë se më shumë se 90 përqind e amerikanëve nuk janë infektuar me koronavirus dhe se ata mbeten të ndjeshëm ndaj tij. Zoti Redfield tha se pret që rezultatet të finalizohen e publikohen javën e ardhshme.
Në SHBA të mërkurën u regjistruan rreth 6.9 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 200 mijë të vdekur, që e rendisin atë si vendin e parë në botë.
India renditet e dyta me 5.6 milionë të infektuar, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Prej javësh ky vend është përballur me raste të reja në rritje më shumë se çdo vend tjetër i botës. Vendi shënoi një rënie të martën, por situata u përmbys shpejt me më shumë se 83'000 raste të reja të raportuara nga zyrtarë indianë të shëndetësisë të mërkurën.
Ndërkohë në Britani Kryeministri Boris Johnson u zotua të mërkurën për të ndihmuar kompanitë që të mos i mbyllin vendet e punës për shkak të pandemisë.
"Këto janë kohë të vështira dhe nuk kam dyshim se shumë biznese, shumë punonjës po ndiejnë ankth e pasiguri të madhe. Ne do të bëjmë më të mirën për t'i mbrojtur ata gjatë gjithë kësaj periudhe", tha ai gjatë një fjalimi në parlament.
Në Kanada Kryeministri Justin Trudeau publikoi planin e tij të rimëkëmbjes ekonomike të mërkurën në një përpjekje për të balancuar rritjen e aktivitetit ekonomik duke mbajtur gjithashtu në fuqi masat e nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit. Zyrtarët thanë se propozimet e zotit Trudeau përfshijnë adresimin e kujdesit për fëmijët dhe zgjerimin e siguracionit në rast papunësie. Kanadaja raportoi 1'200 raste të reja të martën. Zyrtarë thanë se vendi ndodhet në një "udhëkryq" në trajtimin e pandemisë.
Në Japoni, organizatorët e Lojërave Olimpike të cilat janë shtyrë tashmë, thanë se kur ngjarja sportive të zhvillohet vitin e ardhshëm, plani është që atletët që mbërrijnë nga vendet e tjera t'i nënshtrohen testimeve për koronavirus, por jo një periudhe karantine dy-javore. Zyrtarët u thanë gazetarëve të mërkurën se udhëzimet janë ende në diskutim dhe se ata shpresojnë që t'i finalizojnë ato deri në dhjetor./VOA
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

