Flash News

KRYESORE

“Vendos dënimin me vdekje”/ Rama debat me komentuesit për krimin: Ne kemi përgjysmuar vrasjet

“Vendos dënimin me vdekje”/ Rama debat me komentuesit për

Ndërsa Edi Rama kishte ndarë me ndjekësit e tij opinionin e Ilire Vincas për teatrin kombëtar (që u mohua nga vetë aktorja kosovare), disa prej komentuesve i kërkuan atij llogari për vrasjen e djeshme në Tiranë dhe krimin në vend.

Një komentuese e pyeti se përse ai nuk kishte thënë asnjë fjalë për 26 vjeçarin e vrarë me plumb në kokë, ndërsa Rama i’u përgjigj: “Ne e kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve ne Shqipëri dhe krahasuar me vitet 2012-2013. Krimet janë për t’u ndëshkuar dhe nëse ka një vrasës që përsërit vrasjet pasi është liruar nga gjykatës te korruptuar, për këtë po behet Reforma ne Drejtesi, Vetingu dhe pastrimi i plehrave nga sistemi i drejtësisë! Kush luftoi e lufton për Reformën ne Drejtësi e për Vetingun apo ti me ata qe dine vetëm te vjellin vrer?”

Rama gjithashtu nuk pranoi akuzat se janë shtuar vrasjet, madje sipas tij, Shqiëpria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit.

Kërkesës së një komentuesi për vendosjen e dënimit me vdekje, ai iu përgjigj: “Sa për dënimin me vdekje, përveçse është një barbari, s’ka asnjë statistike në planet qe ka treguar se vendet qe kane dënimin me vdekje, kanë më pak vrasje”

Të fundit