Veseli nga Haga: Lufta e UÇK-së u bë kundër gjenocidit serb

Kryetar i PDK-së Kadri Veseli deklaroi se gjatë pyetjeve të Zyrën e prokurorit Specvial në Hagë tha se UÇK-ka ka luftuar për të ndalur gjenocidin serb. Për mediet ai tha se vitet 90’ kanë qenë vite të rënda për popullin tonë.

“Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, tha kreu i LDK-së.

Veseli u morr në pyetje për rreth tri orë në Hagë lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai e shikon këtë thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë si një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.