
Flash News
Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar
Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg

Fitim Zekthi
Sapo u bë fakt djegia e mandateve nga opozita, kryeministri Rama, deputetë dhe funksionarë të PS-së, analistë dhe njerëz të medias, të njohur si mbrojtës të qeverisë, reaguan si entitete që drejtohen nga reflekset pavloviane.
Ata rikthyen të gjithë fjalorin, argumentat dhe akuzat e përdorura kundër PD-së në vitin 2017, dhe në çdo rast tjetër kur ata ndjehen të rrezikuar dhe shohin se pushteti mund të rrëshqasë.
Si edhe në vitin 2017, ata akuzuan opozitën se ajo e bën këtë veprim ngaqë ka frikë nga Reforma në drejtësi. Në vitin 2017 kryeminisitri Rama në mënyrë qesharake ngriti tenda në Tiranë ku qytetarët firmosnin për të çuar përpara Reformën në drejtësi për të treguar se PD po pengon reformën dhe se qytetarët dhe PS-ja kërkonin reformën. Në një rast madje, në Elbasan, deputeti Taulant Balla duke folur për frikën e PD-së nga Reforma në drejtësi nxori edhe një “qytetar” që kishte qenë oficer i Sigurimit të Shtetit të akuzonte PD-në se ka frikë nga Refoma dhe vettingu.
Pak kohë më pas PD-ja votoi komisionet e vettingut dhe tregoi se nuk paskësh patur frikë nga vettingu. Vettingu vazhdon ende dhe në shumë raste është bërë qesharak duke përdorur standarde të ndryshme. Ka diçka që duhet thënë megjithatë në lidhje me çështjen e Reformës në drejtësi dhe me frikën, kinse, të PD-së nga reforma.
Parimisht, Reforma në drejtësi, vettingu, ngritja e SPAK-ut që do të hetojë politikanët synon të ndërtojë një gjyqësor të ndershëm dhe të drejtë. Në qoftë se është kështu vettingu dhe Spak-u nuk mund të ngrihen kundër opozitës, nuk mund të ngrihen kundër atyre që ka gjashtë vite që janë në opozitë. Disa nuk janë as në politikë. Një reformë në drejtësi, vettingu, Spak-u duhet të synojë në radhë të parë të ndëshkojnë qeverinë. Parimisht njerëzit janë gjithnjë të rrezikuar nga pushteti i qeverisë. Qeveria përdor paratë e njerëzve, qeveria, mund t'u marrë njerëzve liritë e pronës, të protestës, të besimit, mund të grabisë pasuritë, mund të keqpërdorë Policinë etj. Si është e mundur që qeveria dhe kryeministri Rama nuk ka frikë nga një gjyqësor i ndershëm dhe i drejtë? Logjikisht opozita nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga gjykatat e drejta dhe reforma në drejtësi sepse nuk ndërtohet një reformë kundër opozitës, por një reformë kundër qeverisë. Nuk janë rrezikuar ndonjëherë njerëzit në faqe të dheut nga opozita, por nga qeveria. Në qoftë se përnjëmend qeveria e ka seriozisht, dhe opozita vërtetë ka frikë nga Reforma në drejtësi, atëherë ne jemi realisht një diktaturë de fakto ku qeveria ka transformuar gjykatat dhe prokurorinë për t'i përdorur kundër opozitës. Atëherë jemi, pak a shumë, njëlloj si në vitin 1945 ku Enver Hoxha ngriti gjyqet e popullit për të gjykuar ish funksionarët e qeverive të mëparshme të cilët në fakt ishin nacionalistë, patriotë dhe kundërshtarë të ashpër të komunizmit.
Argumenti i dytë i kryeministrit Rama, dhe i njerëzve të tij në media, është se PD është në krizë, se ajo nuk fiton dot, se ajo do të shkojë drejt shkatërrimit dhe ky makth e bën atë të ndërrmarrë veprime të tilla “destruktive”. Parimisht një parti është në krizë kur asaj i rrëzohen arsyet pse është në politikë, kur asaj i birren tezat dhe ideologjia, kur asaj i largohen vazhdimisht mbështetës dhe kur ajo në zgjedhje humbet vazhdimisht dhe roli i saj merret nga një subjekt tjetër i cili përfaqëson tezat, ideologjinë dhe njeërzit që më herët i përfaqësonte ajo.
Arsyet pse Partia Demokratike është në politikë nuk janë zbehur që nga dita e parë e krijimit të saj. Ajo është një parti e spektrit të djathtë, alternativë e vetme për pushtet ndaj të majtës ish-komuniste. Tezat dhe ieologjia e saj janë aty, janë më të artikuluara se kurrë dhe më të nevojshme se kurrë. Partia Demokratike mbron tregun e lirë, taksën e sheshtë, idenë e një shteti të vogël, ndarjen dhe kufizmin e rreptë të pushteteve, forcimin e lirive të besimit, përtëritje të vlerave të fesë dhe të konservatorizmit, forcim të rolit të familjes etj.
Këto teza dhe ide janë më të nevojshme se kurrë sepse qeveria dhe kryeministri Rama kanë rritur rolin e shtetit duke e bërë shpërndarës të madh deri sa kryeministri sillet edhe si baba i të gjithëve, duke hequr nga puna punonjës hipotekash dhe zgjidhur hallet personale të tyre për çështje pensionesh, apo duke ndërtuar ndonjë shtëpi (sillet si bamirës) për të varfërit. Janë më të nevojshme se kurrë sepse janë rritur taksat që nxisin konsumin apo taksat që nxisin investimet, tregu i lirë është bërë krejtësisht klientelist dhe s’ka garë (konçesionet kanë patur fitues të paracaktuar). Janë më të nevojshme se kurrë, sepse qeveria dhe kryeministri Rama mbrojnë idetë e sekularizimit të thellë të shoqërisë, të ultraliberalizmit, të feminizmit radikal, të një familjeje që mund të ndërtohet edhe nga martesa e dy burrave apo dy grave, kanë përçmim për besimin fetar dhe për vlerat e moralit konservator. Janë më të nevojshme se kurrë sepse ndarja e pushteteve nuk ekziston, kryeministri ka marrë çdo pushtet dhe kontrollon veç tre pushteteve kushtetuese edhe mediat, edhe bizneset, edhe ekonominë etj. Pra, nevoja për tezat e PD-së është dramatike, sidomos aktualisht.
Argumnenti se gjasme PD humb dhe prandaj është në krizë është qesharak. Mjafton vetëm një gjë e vogël fare, pa u futur në diskutime mbi mbjelljen me hashash të Shqipërisë, mbi milionat e trafikut, mbi përgjimet e Habilajve apo të Dakos, për të shpjeguar se zgjedhjet janë manipuluar. Sistemi proporcional rajonal nuk ka prodhur askund në 30 vitet e fundit qeveri që kontrollohet nga një parti. Për shembull janë zhvilluar gjithsej 150 palë zgjedhje në 20 vende që kanë sistem proporcional, në të cilat 148 palë zgjedhje nuk kanë mundur të nxjerrin fituese një parti të vetme. Vetëm Nikola Gruevski në vitin 2014 mori 61 mandate, aq sa i duheshin për të qeverisur i vetëm, dhe Edi Rama në vitin 2017 mori 74 mandate për të qeverisur i vetëm. Si është e mundur që sistemi proporcional rajonal prodhon qeveri të një partie vetëm me Ramën dhe me Gruevskin. Manipulimet, asgjë tjetër.
Argumenti tjetër se PD do të zhduket është edhe më i pabazë. Që të ndodhë kjo duhet që të dalë një parti e re të cilën votuesit e PD-së, (600-800 mijë syresh, kjo varet nga momenti politik) duhet ta votojnë duke braktisur PD-në. Pra, duhet që një parti tjetër të marrë tezat e PD-së, idetë dhe ideologjinë, së bashku me votuesit, të cilët do të shohin se ajo që u krijua përfaqëson më mirë këto ide, këto teza dhe është alternativë më e mirë për të përballur PS-në dhe qeverinë e Ramës se sa PD-ja që drejton Basha. Ky është një banalitet, por edhe një argument i pistë i cili u hodh për diskutim edhe para dy vitesh nga Rama dhe njerëzit e tij. Para dy vitesh u tha që Bamir Topi, Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi mund të përfaqësonin votuesin e opozitës, tezat dhe idetë e djathta që mbronte PD dhe Basha, dhe të ishin ata alternativë që mund të rrëzonin Ramën, apo të luanin rolin e opozitës e cila mund t'i merrte pushtetin Ramës. Tani kur Topi, Blushi dhe Bojaxhi janë bërë edhe më qesharakë, nuk mund të kërkohet që ata të zëvendësojnë PD-në. Ata vetë edhe mund t'i hyjnë kësaj aventure.
Por, çfarëdo që të ndodhë, edhe sikur të krijohet një parti e majtë e fortë, një Vetëvendosje në Tiranë, siç tha Baton Haxhiu, kjo parti nuk mund të rrëzojë kurrë PD-në. Ajo parti mund të rrëzojë PS-në, dhe do ishte shumë mirë për vendin sespe vendi nuk do të kishte një të majtë ish-komuniste, vijim i Partisë së Punës, por një të majtë të vërtetë. Argumenti i Baton Haxhiut është i ardhur në kushte injorance të plotë (dhe për shkak refleksesh pavloviane) pasi asnjë votues i djathtë, asnjë mbështetës i PD-së nuk mund të largohet nga të qenit votues i PD-së dhe të shkojë te Vetëvendosja, duke e parë atë si zëvendësim të së djathtës.
Këto argumente janë shoqëruar nga Rama me shumë nënargumente të cilët nuk janë asgjë veç retorikës. Ai dhe njerëzit e tij thanë se PD po pengon integrimin, se po tradhëton votuesit, se ajo ka qeverisur shumë keq, se PS po qeveris mirë megjithë shumë problemet, se Luli flet për blerje votash por është në koalicion me atë që e akuzonte si shpk etj. Këto janë të gjitha gjëra kot dhe nuk ngrenë asgjë. Rama, në një akt të paprecedent gënjeshtre publike, ka thënë se negociatat janë hapur. Pra, po të ishim cinikë do thonim që PD nuk mund të pengojë diçka që ka ndodhur. Nga ana tjetër Rama nuk mund të akuzojë PD-në për pengim të integrimit, kur një ish-ministër i Brendshëm është nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, kur një ish-ministër Infrastrukture akuzohet për tenderin e Unazës, kur emërimet bëhen me lista partie (siç u provua nga përgjimet në emërimet në burgje), kur ai ka mbrojtur vetë nominalisht deputetë apo kryetarë bashkie të lidhur me trafikun dhe krimin, kur jep konçesione e rrit borxhin me 20 pikë përqindjeje, kundër kritikave të FMN-së, etj.
Thelbi është tjetër, është një dhe i vetëm. Djegia e mandateve është demokratike. Është një mjet për t'i treguar kryeministrit dhe njerëzve në këtë vend se kjo është pika fundore në të cilën mund të bëhet ende betejë. Pas kësaj pike nuk ka pluralizëm, nuk ka garë, nuk ka politikë. Opozita po hyn në mënyrë të vetdijshme në këtë betejë, në mënyrë që kjo pikë të mos tejkalohet. Rama po hyn në mënyrë të pavetëdijshme në këtë pikë dhe duket se kërkon që ta tejkalojë.
Të fundit


Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27