Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vetëm tre muajsh, Efehan luan rolin e parë krah babait të tij
Politiko
21 Gusht 2019, 20:09
Vetëm para tre muajsh, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të parë të djalit të tyre që e kanë quajtur Efehan.
Teksa ata po shijojnë çdo moment të prindërimit, Tolga ka filluar të merret dhe me projektet e reja si aktor. Ai ka nisur xhirimet e serialit më të ri turk që titullohet "Kampion", seria e parë e të cilit është dhënë në kanalin TRT1.
Aktori është një boksier i guximshëm që kalon shumë peripeci në jetë për të arritur ëndrrën e tij më të madhe. Në serinë e parë shfaqet edhe Efehani, djali i Tolgës, i cili edhe në film ka rolin e djalit të tij (ashtu si në jetë).
Mediat turke kanë shkruar se gjatë xhirimeve, Almeda është treguar shumë e kujdesshme duke mos i ndarë sytë asnjë moment nga i biri.
Roli i Efehan nuk do të zgjasë shumë pasi në serinë pasardhëse do të zëvendësohet nga aktori Emir Ozyakisir pasi ngjarjet në film do të jepen pas disa vitesh nga fillimi ku paraqitet Eehan.
View this post on Instagram