Flash News

KRYESORE

Video/ 20-vjeçarja gëlltit gjilpërën me kokë, realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj në spitalin ‘Hygeia’

Video/ 20-vjeçarja gëlltit gjilpërën me kokë,

Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë). Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo.

Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden nuk arrihet të evidentohet prezenca e trupit të huaj pra e gjilpërës, por duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal (në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë), mjeku arrin të evidentojë trupin e huaj dhe me ndihmën e “grasping forceps” arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

[video width="3840" height="2160" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/01/video-per-postim-plarent-kapo-heqje-e-trupit-te-huaj-gjilpere-online-video-cutter.com_.mp4"][/video]

Të fundit