Flash News

KRYESORE

Video/ Baloteli rikthehet në shtëpi, shok ekipi me mesfushorin e kombëtares kuqezi

Video/ Baloteli rikthehet në shtëpi, shok ekipi me mesfushorin e
Dymbëdhjetë minuta konferencë shtypi. Pak pyetje, përgjigje të thata. Mario Balotelli u prezantua në një hotel në Breshia, i shoqëruar nga presidenti Massimo Cellino që e prezantoi: "Unë bleva një futbollist, jo një arsye për të shitur abonimet. na ndihmoni që të vëmë në pah të mirat dhe jo defektet e tij" Mario ishte i veshur me uniformën e Breshias, sikur sapo kishte lënë stërvitjen e është gati për ndeshje. "Duket sikur ju keni frikë për një dështim timin se sa unë. Unë nuk kam frikë, zero. jam mirë, jam i qetë. E pastaj jam në shtëpinë time", tha futbollisti. Më pas ai tregoi të tjera detaje nga vendimi për të ardhur.: "Kur i thashë mamasë se ishte kjo mundësi, qau. I kërkova një mendim, por ajo po qante. Racizmi? Shpresoj që të mos përsëriten ca fakte. Por nuk po mendoj për këto që tani". Te Breshia luan edhe mesfushori i kombëtares Emanuele Ndoj, e të dy do të jenë shokë ekipi e do të luftojnë që t'i japin ekipit sa më shumë suksese.

Të fundit