Flash News

KRYESORE

Video/ Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Video/ Bebe Rexha është nisur për në Shqipëri për
Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë bërë thirrje të gjithë fansave të tyre si dhe kanë dhuruar para nga buxheti i tyre personal për të prekurit nga tërmeti. Rita Ora ka bashkëpunuar me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe shtëpia që ajo do financojë ka filluar të rregullohet. Nga ana tjetër, Dua Lipa ka bërë thirrje për të mbledhur fonde për të ndihmuar të prekurit e tërmetit. E ndërsa Bebe Rexha që prej ditëve të para, ka treguar se është shumë  prekur nga kjo ngjarje dhe se do të vinte vetë në Shqipëri. Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram ku tregon se është duke u bërë gati për t`u nisur për Shqipëri. Për shkak të agjendës së saj të ngjeshur, ajo ka kohë vetëm një ditë për të qëndruar në Shqipëri dhe më pas do të kthehet sepse të mërkurën ka koncertin në Çikago (kujtojmë se fluturimi nga Amerika drejt Shqipërisë është goxha i gjatë).
 
View this post on Instagram
 

Bebe Rexha niset për në Shqipëri❤🇦🇱 @beberexha

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Të fundit