Flash News

KRYESORE

Video/ Cikalleshi dhe Ramadani i japin Shqipërisë fitoren e shumëpritur ndaj Moldavisë

Video/ Cikalleshi dhe Ramadani i japin Shqipërisë fitoren e

Shqipëria e kishte dëshiruar shumë një fitore dhe ia doli ta merrte, edhe pse jo me pak vuajtje ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë i dhuruan trajnerit Eduardo Reja fitoren e parë, por trajnerit italian i është dashur që të stresohej jo pak.

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares moldave me gola të Sokol Cikalleshit (66’) dhe të Ylber Ramadanit (90+3’) në sfidën eliminatore për Euro 2020. Ky është goli i parë për mesfushorin me përfaqësuesen, i cili luan në kampionatin danez me Vejle-n. Tani Shqipëria ndodhet në kuotën e 6 pikëve në vend të katërt në Grupin H.

Duhej ky tripikësh për kuqezinjtë, të cilët u përpoqën shumë në sfidën ndaj Islandës, por u mundën minimalisht. Kombëtarja ka treguar rritje, por trajneri Reja ka një punë të madhe derisa ta rikthejë atë si dikur, e gjithashtu t’i bëjë të buzëqeshin sërish tifozët shqiptarë.

Goli i Cikalleshit

Goli i Ramadanit

 

Të fundit