Flash News

KRYESORE

Video: Gjermania e Belgjika luajnë tenis, Holanda pa frena; Uellsi kualifikohet me dramë

Video: Gjermania e Belgjika luajnë tenis, Holanda pa frena; Uellsi

Mbyllet gjithçka! Grupet e Euro2020 ulin siparin e tyre dhe zbulohen dhe ekipet e fundit që do të duelojnë për trofeun e madh. Ekipi më me emocione ishte ai E. Uellsi luante për jetë a vdekje me Hungarinë dhe ia doli të fitojë me rezultatin 2-0. Aron Ramsey me dy golat e tij vulosi rezultatin dhe kaloi ishullorët në raundin tjetër si të dytët në grup.

https://streamable.com/i7joq

Gjermania ka bërë një fitore tenistike kundër Irlandës së Veriut me rezultatin 6-1. Heroi i ri i katër herë kampionëve të botës është Aron Ramsey. Ai shënoi një hat-trick duke rrëmbyer topin në shtëpi. Goretzka shënoi dy golat e tjerë dhe Brand të fundit.

Holanda fitoi 5-0 kundër Estonisë, ndërsa një tjetër fitore e thellë ishte ajo e Belgjikës kundër Qipros me rezultatin 6-1. Euro2020 ka mësuar ekipet që kalojnë më tej dhe që do të duelojnë për fitimin e trofeut.

Rezultatet e plota:

Belgjikë – Qipro  6-1

Gjermani – Irlandë e V. 6-1

Letoni – Austri 1-0

Holandë – Estoni 5-0

Maqedoni e V. – Izrael 1-0

Poloni – Slloveni 3-2

San Marino – Rusi 0-5

Skoci – Kazakistan 3-1

Sllovaki – Azerbajxhan 2-0

Uells – Hungari 2-0

Të fundit