Flash News

KRYESORE

Video/ Kamera e fshehtë del jashtë kontrollit, Graciano godet gazetarin

Video/ Kamera e fshehtë del jashtë kontrollit, Graciano godet
Graciano Taganit i është bërë një kamera e fshehtë nga gazetari i "Thumb", i cili siç edhe shihet në videon e publikuar në faqen e Instagramit të Aulonës, nuk e ka pritur mirë. Videoja e shkëputur, tregon momentin kur Graciano i gjuan me shpullë gazetarit. Aulona (që është dhe ish-partnerja e balerinit në "Dancing With the Stars" i ka kërkuar ndjesë publike për këtë video, e cila do të shfaqet e plotë nesër në puntatën e radhës të "Thumb": "Jo me kot e kemi lene kete kamera per ne fund... @graciano_tagani ti e di qe te dua shume! Faleminderit qe me fale dhe na lejove ta publikojme kete kamera. Te kerkoj ndjese publike per shqetesimin qe te shkaktuam! Shume xhan ️ Te dielen, ora 21.00, ne Thumbon, Rtv Ora," - shkruan Aulona krahas videos. Për të kuptuar më shumë se çfarë e ka nxehur Gracianon aq sa të godasë gazetarin, ngelet ta shohim nesër.

Të fundit