Flash News

KRYESORE

Video/ Lapsusi i deputetes socialiste gjatë apelit në Kuvend, i vendos koronavirusit emër të ri

Video/ Lapsusi i deputetes socialiste gjatë apelit në Kuvend, i vendos

Deputetja socialiste Adelina Rista ka bërë një lapsus gjatë seancës plenare në Parlament, duke i “vënë një emër të ri” koronavirusit.

Ajo po apelonte qytetarët për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave e protokolleve  të sigurisë kur u shpreh “Covid 2019” dhe jo Covid-19 për koronavirusin.

“Situata në të cilën ndodhemi e kërkon ta mbajmë maskën në çdo moment por unë këtu te mikrofoni do ta heq për të shfrytëzuar kohën që kemi.

Shfrytëzoj pikërisht këtë kohë për t’i bërë thirrje bashkëqytetarëve të mi kudo janë ta vlerësojnë “Covidin 2019″ se vetë trendi rritës i tij, numri në rritje i të konfirmuarve pozitivë, i viktimave flet se Covid nuk bën paqe me askënd. Të gjithë duhet të respektojnë masat e sigurisë. Maska mbron jetën. U bëj thirrje bizneseve ta respektojnë protokollin e sigurisë. Covid po të kapi nuk bën pakt paqe”, tha Rista.

https://www.youtube.com/watch?v=N_EAC1EWtro

Të fundit