Flash News

KRYESORE

Video/ “Rama ik, Rama ik”, të arrestuarit e 16 shkurtit protestojnë edhe nga salla e gjyqit; 15 prej tyre mbetën në burg

Video/ “Rama ik, Rama ik”, të arrestuarit e 16 shkurtit

15 nga 19 të arrestuar pak orë pas protestës së opozitës më 16 shkurt në Tiranë mbeten në burg, ndërsa për 4 të tjerë u dha një masë më e lehtë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 15 prej tyre, përfshirë Florenc Hoxhën, ish-kreun e Policisë Bashkiake në Tiranë dhe Saimir Rexhepin, e njohur ndryshe si ‘Ujku i Cërrikut’.

Po ashtu, u vendos ‘arrest shtëpie’ për 4 protestues të tjerë, si dhe për një tjetër “Detyrim paraqitje”.

Megjithatë, ajo që ra në sy në këtë seancë është fakti se të arrestuarit kanë protestuar me frazat “Rama ik” edhe nga kafazi i xhamtë i gjykatës, siç duket në videon e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ata akuzohen për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Të fundit