Flash News

KRYESORE

Video: Reali fiton me futboll të shëmuar, i falet golave të mbrojtjes

Video: Reali fiton me futboll të shëmuar, i falet golave të

Reali i Madridit ka fituar me shumë vuajtje kundër Deportivo Alavesit në transfertë me rezultatin 1-2. Trajneri Zinedine Zidane i falet golave të Ramosit dhe Carvajal për të fituar një ndeshje me një lojë të shëmtuar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa pjesa e dytë dhuroi emocione të forta. Goli i parë u shënua nga Ramos. Ai dërgoi topin në rrjetë për 0-1 me një goditje me kokë në minutën e 52'.

https://streamable.com/4x6u4

Vendasit barazuan në minutën e 65-të me Lucas Perez. Ai shënoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga Ramos.

Goli i fitores u shënua nga Dani Carvajal. Mbrojtësi shënoi golin që çoi shifrat në 1-2. Më pas, “Los Blancos” administruan mes ankthit deri në fund, duke iu gëzuar tri pikëve.

https://streamable.com/lszr3

Të fundit