Flash News

KRYESORE

VIDEO: Reali s'fiton dot ndaj Celta Vigos, Denis Suarez jep një asist perfekt

VIDEO: Reali s'fiton dot ndaj Celta Vigos, Denis Suarez jep një asist

Real Madrid sot dështoi të fitojë ndaj Celta Vigos. Skuadra madrilene barazoi 2-2 në "Santiago Bernabeu", edhe pse deri nga fundi ishte në avantazh.

Celta Vigo kaloi në avantazh pas vetëm shtatë minutash me gol të rusit Fedor Smolov. Kështu u mbyll pjesa e parë, për të rinisur me një ritëm krejt tjetër në të dytën. Reali ia arriti të përmbysë disavantazhin me gola të Toni Kroos (i asistuar nga Benzema) dhe Sergio Ramos.

Për golin e Ramosit kontribuoi Hazard, i cili fitoi penalltinë e ekzekutuar saktë nga mbrojtësi spanjoll. Ndeshjen në fund e vendosi një asist brilant nga Denis Suarez, i cili iu mohoi fitoren madrilenëve. Topi që ai i dha Santi Minas ishte shumë i bukur për të mos u kthyer në gol dhe kështu ndodhi.

2-2, një pikë shumë e vlefshme për miqtë!

Të fundit