Flash News

KRYESORE

Video: Skënderbeu shkelm Vllaznisë, Laçi bën detyrën, Bylisi pa busull

Video: Skënderbeu shkelm Vllaznisë, Laçi bën detyrën,

Kategoria Superiore mbylli 3 ndeshjet e radhës të luajtura në orën 14:00. Rezultatet ishin surprizuese, pasi Bylisi u ndal në shtëpi nga Flamurtari 0-0, Skënderbeu mposhti Vllazninë në Shkodër 0-1, ndërsa Laiçi mposhti Luftëtarin 0-2 në transfertë.

Kurbinasit realizuan dy gola për 3 pikë në qytetin e gurtë. Laçi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë gjeti golin me anë të penalltisë së Nwaubuezës, ndërsa Xhixha i vendosi kapak në të 88' për 0-2.

Skënderbeu fitoi me dramë ndaj shkodranëve me rezultatin 0-1. Goli i Krasniqit në minutën e 90'+3' vendosi takimin. Vllaznia duket e destinuar për të luftuar në  "play-out".

https://streamable.com/mfpna

Bylisi gaboi në shtëpi ndaj Flamurtarit. Ekipi ballshiot u ndal 0-0 duke mos arritur të fitojë. Hidi kishte shansin e artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por gaboi nga penalltia.

Të fundit