Flash News

KRYESORE

Video/ TVSH për qumështin, fermerët e Lushnjes bllokojnë rrugën Lushnje- Fier: Prodhimet po i hedhim në plehra

Video/ TVSH për qumështin, fermerët e Lushnjes bllokojnë

Fermerët e Lushnjes janë ngritur sërish në protestë, për mos subvencionimin e TVSH-së nga ana e qeverisë.

Ata kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje- Fier, duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre në shenjë proteste, ndërsa akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policore, të cilët kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.

“Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi ndërsa prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra”, shprehen fermerët në protestë, pasi u ndryshua rimbursimi i TVSH për agro-përpunuesit.

Prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjes dhe zonave përreth.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/WhatsApp-Video-2019-03-20-at-10.28.36.mp4"][/video]

Të fundit