Flash News

KRYESORE

Vieri dhe e fejuara e tij nuk do të bëhen prindër, diçka ka shkuar keq

Disa ditë më parë mediet italiane dhe ato vendase njoftuan se Vieri dhe e fejuara e tij Costanza Caracciolo do të bëheshin prindër.

Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe shtatzënia e Costanzës është ndërprerë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Veri i cili ka dashur të bëjë një deklaratë për të shuar të gjitha zërat  për ardhjen në jetë të një fëmije të cilat e trishtojnë çiftin.

“Me dhimbje, jemi të detyruar të ndalojmë zërat e një shtatzënie që qarkullojnë këto orë në media të ndryshme. Fati donte që të mos ishte kjo koha. Ju kërkojmë të gjithëve të kuptoni dhe të respektoni fazën delikate të jetës sonë”,- ka deklaruar Vieri.

Të fundit