Flash News

KRYESORE

Viti i ri shkollor/ Bashkia Shkodër, çanta dhe mjete mësimore për fëmijët e familjeve në nevojë, Ademi: Kemi në fokus mbështetjen e tyre

Viti i ri shkollor/ Bashkia Shkodër, çanta dhe mjete mësimore

Kur edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia Shkodër ka nisur shpërndarjen e çantave dhe mjeteve të tjera mësimore për fëmijët e familjeve në nevojë.

Kryetarja e kësaj Bashkie, Voltana Ademi, ka qenë e pranishme në shpërndarjen  e çantave për 100 në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5.

“Në kuadër të mbështetjes që përmes kësaj qendre ne i japim familjeve në nevojë kemi në fokus pikërisht mbështetjen e këtyre familjeve, për fëmijët e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu kemi vijuar sot punën për shpërndarjen e bazës materiale si çanta, fletore dhe mjete të tjera mësimore në këtë fillim viti për t’i mundësuar fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, u shpreh Ademi.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/917581695271897/

Të fundit