Flash News

KRYESORE

Vizita misterioze e Edi Ramës në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Greqi, ku sipas medieve greke ka kryer një vizitë të fshehtë. Kreu i qeverisë udhëtoi në vendin fqinj ditën e enjte në pasdite. Trikalavoice.gr raporton se Rama drekoi në restorantin “Aigli” të hotelit “Panellinion” në qendër të Trikalës, e më pas hijoi kafenë në shesh.

Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij. Portali grek shkruan se kryeministri shqiptar ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jetonte atje.

Kryeministria nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë vizitë. Duhet thënë se në 6 vitet e Ramës në pushtet, ai nuk ka zhvilluar asnjë vizitë zyrtare në Athinë për shkak të marrëdhënieve jo të qeta me qeverinë greke.

Të fundit