Flash News

KRYESORE

Vllaznia e Laçi marrin frymë, fundosin Luftëtarin e Flamurtarin

Vllaznia e Laçi marrin frymë, fundosin Luftëtarin e Flamurtarin

U mbyllën sipas parashikimeve dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Superiore. Vllaznia fitoi 4-0 ndaj Luftëtarit, ndërsa Laçi mposhti 1-3 Flamurtarin në Vlorë.

Shkodranët fituan thjeshtë, pasi shënuan fillimisht me Sidorencon për të mbyllur pjesën e parë 1-0. Pjesa e dytë solli dhe shpërthimin e vendasve, pasi Silvio shënoi dy gola, ndërsa Kukaj i vuri vulën ndeshjes me autogol, duke u mbyllur gjithçka 4-0.

Laçi fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit. Nwabueze shënoi në të të 20', ndërsa 3 minuta më pas Xhixha gjeti golin e dytë. Pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi i ri që dërgoi topin në rrjetë. Vendasit gjetën golin e nderit me Andi Ribajn në minutën 80' për 1-3. Turkaj doli me të kuqe nga Laçi.

Të fundit