Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom nën hetim për manipulim çmimesh
Tre kompanitë celulare kryesore në Shqipëri u vunë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës pas një ankese nga Qendra Konsumatori Shqiptar, një organizatë me bazë në Durrës, si dhe tre ankesave të tjera në lidhje unifikimin e njëkohshëm të tarifave të shërbimeve celulare më herët këtë muaj, bëri të ditur Autoriteti i Konkurrencës.
Të dhënat e disponuara nga shoqata Konsumatori Shqiptar tregojnë se të treja kompanitë i ndryshuan tarifat brenda një jave duke hequr nga paketat bazë të ofruara shërbimin e internetit pa limit ose duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e internetit nga këto paketa, dukshëm me synimin për të detyruar konsumatorët të paguajnë ekstra.
Raportimet e kompanive në AKEP tregojnë se brenda një jave mes ditëve të fundit të marsit dhe ditëve të para të prillit 2017, tre kompanitë celulare duket se unifikuan ofertat për të gjitha paketat e komunikimit me parapagesë, unifikim që solli në disa raste uljen e çmimeve dhe në disa të tjera rritjen, për të prodhuar tre paketa bazë, 800, 1,100 dhe 1,400 lekë, të cilat ofrohen në tre kompani të ndryshme por që në thelb janë e njëjta gjë. Në të gjitha paketat është synuar ulja e njëhershme e sasisë së internetit të ofruar, dukshëm me synimin për të detyruar konsumatorët të blejnë gigabit ekstra përveç paketës, ku çmimet e paketave të internetit janë gjithashtu thuajse identike nga kompania në kompani.
Në vendimin e marrë më 23 maj, Komisioni i Konkurrencës urdhëroi “Hapjen e Procedurës së Hetimit Paraprak në Tregun me Pakicë të Shërbimeve Celulare për të hetuar nëse ka, apo jo, shenja të kufizimit të konkurrencës”.
Telekom Albania nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga BIRN në lidhje me dyshimet për krijimin e oligopolit në tregun e shërbimeve telefonike me parapagesë. Zyra e shtypit e Vodafone bëri të ditur se zgjidhte të mos prononcohej për këtë ccështje deri në përfundim të hetimit.
Albtelekom hodhi poshtë dyshimet për pjesëmarrje në oligopol duke deklaruar se qe e habitur nga njoftimi i hapjes së hetimeve nga Autoriteti i Konkurrencës.
Tre kompani, çmime të njëjta
Të dhënat e njoftuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) te Qendra Konsumatori Shqiptar bëjnë të ditur se brenda një periudhe njëjavore nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, të treja kompanitë që tashmë janë subjekt hetimi nga Konkurrenca kanë ulur volumin e internetit të përfshirë në paketën bazë nga 3 GB në vetëm 0.5 GB në paketat e tyre bazë ndërsa kanë kryer ulje të tjera të volumit të internetit në të gjitha paketat jo-bazë. Kjo në total përbën një rritje të njëhershme për të gjithë konsumatorët e këtyre tre kompanive për shkak se trafiku i internetit tarifohet ekstra dhe zakonisht me 200-500 lekë për një ose disa Gigabit. Një konsumator normal mund të shpenzojë tre-pesë GB në muaj nga celulari i tij.
Por më e rëndësishmja duket se është fakti që të treja kompanitë kanë vendosur të njëjtin çmim për paketat e tyre bazë me dallime minimale dhe të parëndësishme në përmbajtje.
Kështu, Vodafone Albania ka një paketë të quajtur Club Basic, e cila kushton 800 lekë, ndërsa Telekom Albania hodhi në treg një paketë të quajtur Standarte S, e cila, sipas konkluzionit të AKEP ka “sasi minutash, SMS dhe Internet të njëjtë me paketën 800 lek të Vodafone”. Eagle Mobile ka një paketë tjetër të shërbimeve bazë e cila gjithashtu kushton 800 lekë. Në praktikë, një konsumator mund të ndryshojë kompaninë duke ikur nga klient i njërës te klient i tjetrës, por pavarësisht kësaj, sërish ka vetëm një paketë bazë në dispozicion.
Viti shqiptar ka 13 muaj
Vitin e kaluar në një mënyrë të ngjashme me lëvizjen e fundit, tre kompanitë kryesore vendosën të masin muajin shqiptar si 28 ditë, nga një muaj që llogaritej më parë, efektivisht duke e bërë vitin kalendarik të ketë 13 muaj dhe jo 12. Aktualisht të treja kompanitë i kanë ofertat për paketa komunikimi mujor 28 ditëshe. Ndryshimi i shënuar vitin e kaluar solli gjithashtu shtrenjtimin e tarifave me rreth 7 për qind pa i ndryshuar paketat, si pasojë e shpikjes së vitit me 13 muaj. Por ndryshimi aktual përmes minimizimit të volumit të internetit në paketat e zakonshme efektivisht i ka rritur çmimet shumë më tepër se sa vitin e kaluar. Ekspertët e kanë të vështirë të llogarisin rritjen reale në përqindje për shkak se minutat e komunikimit brenda rrjetit zakonisht nëpër paketa ofrohen në sasi të pakonsumueshme, ndërsa e vetmja gjë e matshme me lehtësi është sasia e internetit. Heqja e 3 apo 4 GB internet nga paketat efektivisht i ka shtrenjtuar komunikimet me 20-40 për qind nga më parë.
Dyshime për oligopol
Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë konsumatorë me parapagesë të shërbimeve celulare dhe paketa bazëështë oferta me të cilën përballen shumica e konsumatorëve me parapagesë. Që kur hapi operatorin e vet të parë celular, në vitin 1996, Shqipëria është përballur vazhdimisht me praktika monopoliste apo oligopoliste të këtyre kompanive, shumica dërrmuese e të cilave janë të padukshme për konsumatorin.
Autoriteti i Konkurrencës i ka hetuar edhe dy herë të shkuara kompanitë që operojnë në këtë treg duke shpallur fajtorë Vodafone dhe AMC (sot Telekom Albania) për abuzimin me pozitën dominuese në kurriz të konsumatorëve më të varfër të Europës.
Në vitin 2007, Autoriteti gjobiti këto dy kompani me rreth 4 milionë euro gjoba për abuzim me pozitën dominuese, duke vërejtur mes të tjerash se këto dy kompani patën zbatuar përgjatë shumë viteve tarifat më të larta në Europë sa i përket shërbimeve të telefonisë celulare pavarësisht se operonin në tregun më të varfër të Europës.
Tregu i kompanive celulare qarkullon qindramilionë euro në vit dhe fitimet neto arrijnë në mbi njëqind milionë në vite të ndryshme, pa marrë parasysh këtu transferime të konsiderueshme financiare që kompanitë bija bëjnë te kompanitë e lidhura në Europë.
Në rast se Autoriteti i Konkurrencës i shpall fajtorë këto tre kompani për krijimin e oligopolit, atëherë Autoriteti ka të drejtë t’i gjobisë nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore. Xhiroja totale vjetore e tregut arriti në 47 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar.
(BIRN)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38