Flash News

KRYESORE

Vrasja e gazetarit saudit, Trump anulon kërkesën e OKB-së për nisjen e hetimeve

Vrasja e gazetarit saudit, Trump anulon kërkesën e OKB-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka anuluar kërkesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që Byroja Federale e Hetimit (FBI) ta hetojë vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi, 59 vjeç, u vra në konsullatën saudite në Stamboll gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Një raport i vrasjes së Khashoggit i publikuar javën e kaluar nga OKB-ja, thotë që SHBA-ja duhet të fillojë hetimet mbi vrasjen e gazetarit.

Por Trump, nuk e pranoi propozimin, e këtë e tha në një intervistë për televizionin amerikan NBC, raporton The Guardian.

I pyetur nëse ai do të lejojë që FBI ta hetojë rastin, Trump tha: “Mendoj që ka qenë shumë e hetuar”.

I pyetur se kush e ka hetuar rastin, presidenti tha “Çdo kush. E kam fjalën … kam parë shumë raporte të ndryshme”.

Raporti special i OKB-së, e fajësoi qeverinë saudite për këtë vrasje, dhe thuhet që ka prova kredibile se Princi Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë përgjegjës.

Të fundit