Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kavajë pas përleshjeve mes bandave, Meta telefonon kreun e bashkisë: Ngjarje tepër e rëndë

Vrasja në Kavajë pas përleshjeve mes bandave, Meta telefonon

Pak minuta pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një 50-vjeçar, kalimtar i rastit mbeti i vrarë në Kavajë, pas përleshjeve me armë zjarri mes dy grupeve, ka reaguar presidenti i republikës, Ilir Meta.

Zyra e shtypit njofton se Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen shumë të rëndë.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike”, reagon Meta.

Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të përfshirë në përleshje me armë në lagjen nr 4 në Kavajë.

Detaje, përplasje me armë mes bandash në Kavajë, viktimë një kalimtar i rastit

Të fundit