Flash News

KRYESORE

Vritet në oborrin e shtëpisë politikani gjerman, anëtar i partisë së Merkel

Vritet në oborrin e shtëpisë politikani gjerman, anëtar i

Vritet me armë zjarri Walter Lubcke, anëtar i partisë së kancelares Angela Merkel, aktualisht kreu i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë.

Sipas të dhënave nga mediat gjermane, 65-vjeçari u gjet i vdekur me një plumb në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas autoriteteve gjermane, politikani gjerman është ekzekutuar me një armë me rreze të shkurtër, nga një distancë e afër me plumb në kokë.

Sipas BBC, Walter Lubcke kishte marrë kërcënime me vdekje pasi kishte dalë në mbështetje të refugjatëve në Gjermani dhe ishte shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Pas kërcënimeve që kishte marrë, atij iu ofrua mbrojtje personale.

Të fundit