Flash News

KRYESORE

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta producenti i njohur

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta producenti

Vittorio Taviani, producenti i famshëm italian i filmave, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, e cila gjithashtu deklaroi se ceremonia mortore do të jetë private.

Taviani dhe vëllai i tij Paolo, u bënë të famshëm në Itali në vitet 1960 dhe prodhuan filmin e fundit në vitin 2017.

Filmi i tyre 'Padre Padrone' fitoi çmimin Palme D'Or në Kanë në vitin 1977 dhe pati famë ndërkombëtare.

Ndërkohë filmi ‘Docudrama Caesar Must Die' fitoi çmimin ‘Golden Bea’r në Festivalin e Filmit të Berlinit në 2012.

Vittorio mbaroi studimet për drejtësi në Universitetin e Pizës, por u tërhoq pasi i’u dedikua industrisë së filmit.

 

Të fundit