Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Shengeni ballkanik në të mirë të Serbisë, tre shtetet kursejnë 260 mln dollarë

Vuçiç: Shengeni ballkanik në të mirë të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Shengeni i Ballkanit Perëndimor i sjell përfitime Serbisë, ndërsa tre shtetet që e formojnë do të kursejnë 260 milionë dollarë.

“Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë. Procesi i integrimit në BE nuk varet nga ne, ne thjesht bëjmë punën tonë. Mua më intereson të bëj diçka të mirë që t’i shërbejë popullit tim në Serbi. Nuk ka nevojë të mbyllim kufijtë, duhet të mendojmë për të mirën e përgjithshme.”, deklaroi presidenti i Serbisë.

Ai më pas shtoi se shumë shpejt do të takojë presidentin e Francës Emmanuel Macron, ku do të flasë për mbështetje për të tria shtetet.

Të fundit