Flash News

KRYESORE

Walter Gloss me të rinjtë demokratë: Shqipëria ka nevojë për PD-në e bashkuar; e mbështesim si alternativë qeverisëse

Walter Gloss me të rinjtë demokratë: Shqipëria ka

Drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, Walter Gloss ka mbajtur një fjalim përpara të rinjve demokratë me rastin e 8 dhjetorit, ditës së lirisë. Gloss vlerësoi lëvizjen studentore si një moment kyç në transformimin e Shqipërisë dhe shprehu konsiderta për të gjithë pjesëmarrësit.

Gloss theksoi se Shqipëria ka nevojë për politikanë vizionarë për ta udhëhequr në rrugën drejt demokracisë dhe për këtë ai kërkoi një opozitë të fortë dhe PD të bashkuar.

“Rruga drejt një demokracie, Shqipëria ka nevojë për dialog politik dhe axhendë të përbashkët. Duhen politikanë vizionarë. Për këtë na duhet një opozitë e fortë dhe PD e bashkuar. Ne do ta mbështesim PD si një alternativë qeverisëse për të fituar zgjedhjet”, u shpreh Gloss.

Të fundit