Flash News

KRYESORE

WhatsApp nuk do të punojë më për smartphone-t e vjetër, cilët celularë janë të ‘rrezikuar’

WhatsApp nuk do të punojë më për smartphone-t e vjetër,

Whatsapp ka njoftuar fshehtë një ndryshim në shërbimin e tij, që nuk do pritet dhe aq mirë nga një pjesë e mirë e përdoruesve. Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më Whatsapp-in, pasi kompania e zotëruar nga Facebook-u nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër.

Nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri. WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1,5 miliardë përdorues aktivë.

Të fundit