Flash News

KRYESORE

Xhaçka nga Kakavija: Situata nuk është krijuar nga shteti ynë

Në një intervistë për Neës24, Olta Xhaçka ka folur për situatën kaotike që është krijuar në pikën kufitare në Kakavijë ku ka thënë që është një situatë për të cilën nuk është krijuar prej shtetit tonë.

Duke e krahasuar me ditën e djeshme, sipas Xhaçkës, situata është përmirësuar.

Teksa gazetari e pyet si gazetar por edhe si ish0-emigrant, që një situatë e tillë nuk është parë më parë, Xhaçka ia "mvesh" pandemisë arsyen se pse po ndodh:

"Kjo pandemi ka kufizuar gjithë botën, nuk është parë një situatë si kjo më parë sepse ndodhemi në një situatë të pazakontë."

Xhaçka është shprehur se kjo situatë nuk është krijuar nga shteti ynë dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke por që nuk mund t`i detyrojnë të veprojnë siç duam ne.

Të fundit