Flash News

KRYESORE

Xhaka largohet nga kombëtarja, përdor një justifikim

Taulant Xhaka është larguar sërish nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që ai e bën këtë. Duket se ka frikë se rrezikon të mos luajë më titullar dhe nxjerr justifikime.

Ai ka përdorur si argument dëmtimin e fundit me Bazelin, kështu që trajneri Reja duhet të shohë nga emrat në pritje për një tjetër mesfushor qendre. Ky nuk është problem i vogël, sepse kundër Andorrës nuk do të jetë as Klaus Gjasula.

Mesfushori 29-vjeçar u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen kundër Moldavisë dhe kjo e pengon që të luajë me Andorrën. Ai, gjithsesi, mund të luajë në ndeshjen e 17 nëntorit me Francën.

Të fundit