Flash News

KRYESORE

Zaev zbulon si lindi idea e Shengenit Ballkanik: Vuçiç na tha se do të zhgënjeheshim

Zaev zbulon si lindi idea e Shengenit Ballkanik: Vuçiç na tha se

Në një intervistë eksluzive për A2, kryeministri Zoran  zbulon se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

 “Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas është i mendimit se kryeministri shqiptar nuk kishte arsye për tu dorëhequr pas vendimit negativ të BE.

 “Ishte një situatë ndryshe. Edi ka më shumë shanse të fitojë në Shqipëri. Unë e di, e ndjek, sepse është fqinji im. Unë kam më pak shanse të fitoj në zgjedhje. Shqipëria ka reformat e saj, sukseset e saj. Është ndryshe”, tha Zaev.

Të fundit