Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Zbardhet dëshmia e punëtorëve të vilës: Indrit Çelaj u vra në tualet nga Griseldo Kusi për një fjalë goje
Zbardhen dëshmi të reja, tri ditë pas vrasjes së Indrit Çelaj, teknikut të kondicionerëve në një vilë në qendër të Tiranës.
Dy punëtorët në vilën në pronësi të Bujar Kusit kanë deklaruar në polici si ka ndodhur vrasja e 26-vjeçarit nga Mallakastra.
Sipas ‘news 24’, ngjarja ka ndodhur në tualetin e katit të parë të vilës, pas një debati mes të riut dhe Griseldo Kusit, djali i pronarit të objektit, vetëm për shkarkimin e tubit të kondicionerit.
“Në vilë erdhi Grisledo Kusi, djali i pronarit të objektit. Ai vinte disa herë dhe kontrollonte punimet. Kur na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë. Lëvizi nervoz dhe u nis drejt vendit ku u dëgjua zhurma. Filloi t’i bërtiste Indritit me zë të lartë. Dëgjuam ti thoshte po këtu ca bëhet, , pse e hap atë vrimë aty, ku do e cosh shkarkimin e kondicionerëve.
Çelaj iu përgjigj: S’e di unë ku do shkojë shkarkimi i kondicionerit, kurse Kusi i tha: kur s’e di ti, nga do ta di unë. Në këtë moment, Grisledo nxorri armë dhe dhe e qëlloi Çelajn në kokë. Griseldo më pas mblodhi gëzhojat dhe u largua me nxitim, ndërsa në dorë mbante një cantë”, kanë dëshmuar dy punëtorët.
Griseldo dhe i vëllai, Albano Kusi janë shpallur një ditë pas ngjarjes në kërkim nga policia si të dyshuar për vrasjen me armë të Indrit Çelajt, ndërsa 4 personat e arrestuar u njohën sot me masën e sigurisë nga gjykata e Tiranës.
Gjykata la në burg Bujar Kusin,-pronar i vilës ku ndodhi vrasja, Ferdinand Bakallin dhe Ali Sulajn, ndërsa ‘arrest shtëpie’ u vendos për Luan Çakajn, si person që rezulton të mos e ketë parë direkt ngjarjen.
Një ditë më parë u dha masa “arrest me burg” edhe për Lorenc Veliajn, i cili ishte personi kyç i zbërthimit të ngjarjes. Kjo pasi 27-vjeçari u cilësuar nga policia fillimisht si autor i vrasjes. Pas dëshmisë rezultoi se Veliajt, i ishte kërkuar nga dy vëllezërit Kusi, aktualisht në arrati, që të merrte përsipër fajin e vrasjes, për shkak se ai rezultonte me precedent të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Me dy vëllezrit 27-vjeçari kishte lidhje të hershme shoqërore.