Flash News

KRYESORE

Zbardhet drafti për kryeministrat e BE: Shtyhen për në 2020-ën negociatat për Shqipërinë, të çelen për Shkupin

Zbardhet drafti për kryeministrat e BE: Shtyhen për në

Zbardhet drafti zyrtar nga Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian pas mbledhjes së Ministrave të Jashtëm një ditë më parë në Luksemburg.

Ky draft që do t’u paraqitet kryeministrave të vendeve anëtare të BE propozon hapjen e negociatave me Maqedoninë e veriut, ndërsa për Shqipërinë të shtyhen në gjysmën e parë të vitit 2020.

“Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet e saj për reforma, sidomos në aspektet themeltare për procesin e pranimit në BE. të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës e BE dhe të dialogojnë për të kaluar polarizimin politik”, thuhet në draft, ndërsa vlerësohen përpjekjet për të ulur numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, reformës në drejtësi, reforma e administratës publike etj.

“Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006”, thuhet po ashtu në raport.

Të fundit