Flash News

KRYESORE

Zbardhet letra e qeverisë holandeze drejtuar parlamentit: Hapja e negociatave me Shqipërinë, e parakohshme

Zbardhet letra e qeverisë holandeze drejtuar parlamentit: Hapja e

Qeveria holandez zyrtarizon qëndrimin sa i përket hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Në një letër drejtuar Parlamentit, qeveria holandeze thekson se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria duhet të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letër.

Më herët Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, gjatë intervistës për gazetën holandeze ‘De Telegraaf’ u shpreh se BE nuk duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.  Ndërsa për Maqedoninë e Veriut mbajti qëndrim tjetër, duke theksuar se vendi ka bërë hapa konkretë që i hapin rrugën drejt BE-së.

Ministri holandez rikonfirmon qëndrimin për ‘De Telegraaf’: Shqipëria nuk është gati për në BE

Të fundit